SHBA: Njihuni me zjarrfikësin me mustaqe të ngrira

Fotografia e jashtëzakonshme e një zjarrfikësi të mbështjellë plotësisht nga akulli pas një beteje me flakët në Masaçusets, që zgjati disa orë, u bë simbol i motit ekstrem në Shtetet e Bashkuara.

Stuhi bore, përmbytje dhe disa zjarre në pjesë të ndryshme të bregut lindor amerikan shkaktuan probleme të shumta për miliona vetë.

Zjarrfikësit në foton e shkrepur nga kolegu i tij Joshua Hetzler, i ka ngrirë helmeta, veshja, vetullat dhe mustaqet, pasi po punonte për të fikur zjarrin në qytezën Fall River, i rrethuar nga bora dhe akulli.

Kryebashkiaku i qytezës, Paul Coogan, lavdëroi grupin e zjarrfikësve për punën e bërë në kushte tepër të vështira, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat e tjera të zonës. Për shkak të reshjeve të dendura të borës, zjarrfikësit e kishin të vështirë edhe të arrinin pompat e ujit të vendosura nëpër rrugë dhe u kanë bërë thirrje banorëve që ta pastrojnë vetë borën, për të lehtësuar punën e tyre në rast zjarresh.

Stuhia e borës dhe moti ekstrem arriti deri në Florida dhe në Karaibe. Të hënën, të paktën 90 milionë persona, në 14 shtete të ndryshme, u vunë në gjendje alerti dhe u paralajmëruar për t’u përgatitur për një tjetër goditje, ketë herë më në brendësi të kontinentit amerikan, në shtete si Kolorado, Nju Meksiko, Kansas, Oklahoma, Misuri, Illinoi, Indiana dhe Miçigan.