", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/01/auto_Screenshot_201643724304.jpg", "width": 900, "height": 602 } }

Mban veshur fanellën me numër 44, mediat angleze zbulojnë 'sekretin' e Kulusevskit

Përforcimi i kësaj merkatoje i Tottenhamit, Dejan Kulusevski, vendosi të mbajë veshur fanellën me numrin 44, pasi idhulli i tij është ish-sulmuesi i Manchester United, Adnan Januzaj, shkruajnë mediat britanike.

Klubi anglez njoftoi transferimin e Kulusevskit në ditën e fundit të merkaton në formën e huazimit nga nga Juventusi me opsionin blerje.

Kulusevski mbante numri 44 tek Atalanta, Parma dhe Juventusi, pasi ai kishte parë Januzaj duke luajtur për United në një ndeshje miqësore në Suedi kur ai ishte adoleshent.

Januzaj nënshkroi një kontratë fitimprurëse për United dhe refuzoi interesimin e PSG-së, por pas kësaj karriera e tij nisi të ngecë. Louis van Gaal apo Jose Mourinho nuk e pëlqenin futbollistin me origjinë shqiptare, kjo është arsyeja pse u huazua te Dortmund dhe Sunderland përpara se të transferohej te Real Sociedad në 2017.

Kujtojmë, Kulusevski u shpall lojtari më i mirë i ri në Serie A në sezonin 2019/20, por ai kishte minuta këtë sezon me Juven.