Merkatoja/ Haaland mbetet prioritet i klubeve elitare

Manchester City do të synojë nënshkrimin me një tjetër sulmues. Julian Alvarez iu bashkua skuadrës së Manchester City nga River Plate, ndonëse sezonin do ta vazhdojë në Argjentinë, si i huazuar. 

Ky transferim thuhej se mund të heq vëmendjen e City nga Haaland, por gjërat nuk qëndrojnë kështu. 

Sam Lee nga ‘The Athletic’ raporton se City do të bëjë të pamundurën për të nënshkruar me Erling Haaland gjatë verës. 

Haaland gëzon edhe vëmendjen e Barcelonës dhe skuadrës së Real Madrid. 

La Liga është një opsion dhe Premier League po ashtu një tjetër, për sulmuesin norvegjez