Kriza në Ukrainë, kryeministri italian zhvillon bisedë telefonike me Putinin

 Kryeministri Mario Draghi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. 

Në qendër të bisedimeve ishin zhvillimet e fundit në krizën ukrainase dhe marrëdhëniet dypalëshe. 

 Kryeministri italian nënvizoi "rëndësinë e punës drejt një de-përshkallëzimi të tensioneve në dritën e pasojave të rënda që do të kishte një përkeqësim i krizës".

Gjithashtu u ra dakort për një angazhim të përbashkët për një "zgjidhje të qëndrueshme të krizës dhe nevojës për të rindërtuar një klimë besimi".