Kremlini refuzon të riplanifikojë, telefonatën e Johnson me Putin për Ukrainën

Më e fundit mbi 'phonegate", ora 13:08 : "Johnson dhe Putin do të flasin të mërkurën pasdite". Zëdhënësi i Boris Johnson thotë se telefonata e kryeministrit britanik me Putin tani është riplanifikuar për të mërkurën pasdite. Mendojmë se lideri rus e ka shprehur mendimin e tij. Por, zëdhënësi i Putinit nuk e ka konfirmuar nëse telefonata me Johnson është riplanifikuar apo jo. Kështu që kjo dramë pritet të vazhdojë edhe pak."

Përpjekjet e Boris Johnson për t'u paraqitur si një lojtar i rëndësishëm diplomatik në krizën e Ukrainës janë goditur pasi Kremlini refuzoi të riplanifikonte një telefonatë me Vladimir Putin që kryeministri britanik ishte detyruar ta anulonte të hënën.

Telefonata u anulua në mënyrë që Johnson të mund të bënte një deklaratë për deputetët në parlamentin britanik lidhur me festat e Downing Street gjatë bllokimit anti-Covid.

Kryeministri britanik kishte thënë se synonte që telefonata, e caktuar më parë për të hënën pasdite, të shtyhej për të martën, por Kremlini e hodhi poshtë kërkesën.

Nuk është e qartë nëse telefonata është vonuar për shkak të çështjeve të vërteta të planifikimit apo është një mospërfillje e llogaritur nga Moska për të theksuar jorëndësinë e Britanisë dhe dobësinë e Johnson. Kremlini tha se një telefonatë midis tyre mund të bëhet në një datë të ardhshme.

Në vend që të fliste me Presidentin rus të hënën, Johnson iu desh të kalonte dy orë duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve mbi rolin e tij në një sërë grumbullimesh në Downing Street të mbajtura gjatë bllokimit.

Lajmi erdhi ndërsa Kryeministri britanik shkoi për në Kiev të martën duke i ofruar qeverisë së Ukrainës 88 milionë paund për të luftuar korrupsionin, pjesë e një shfaqjeje solidariteti britanik me këtë vend në konfrontimin e tij me Rusinë.

Johnson do të shpresojë që vizita e shkurtër të largojë vëmendjen nga mundimet e tij politike të brendshme .

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, duhej të shoqëronte Johnson në Ukrainë, por u detyrua të anulonte pasi ajo rezultoi pozitive për Covid. Liz Truss dukej jo mirë teksa jepte një deklaratë ku premtonte se oligarkët rusë nuk do të kishin se si t'i shpëtonin sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar nëse do të pushtonin Ukrainën.

Britania shihet si një nga mbështetësit më të vendosur të sovranitetit ukrainas, duke ofruar ndihmë ushtarake, dhe qëndrimi i saj është krahasuar në mënyrë të favorshme nga disa politikanë ukrainas me atë të Gjermanisë, ku ende vazhdon një debat nëse qeveria në Berlin mund t'i ndihmojë ushtarakisht.

Që nga viti 2015, forcat e armatosura britanike kanë trajnuar më shumë se 22,000 trupa ukrainase për t'u mbrojtur, si dhe kanë dhënë hua të buta për vendin për të forcuar marinën e tij. Ushtria ukrainase tashmë po stërvitet me raketa të reja antitank të ofruara nga Britania e Madhe.

Johnson është një nga shumë politikanë evropianë që po nxitojnë në Kiev këtë javë, duke përfshirë kryeministrin polak, Mateusz Moraëiecki, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe ministra të shumtë të jashtëm.

88 milionë paund synojnë gjithashtu të ndihmojnë Ukrainën të largohet nga mbështetja e saj tek gazi rus, që shihet si një nga dobësitë strukturore në luftën gjeopolitike me Moskën.

Johnson do të duhet të vendosë një ekuilibër delikat midis vënies në pah të grumbullimit të trupave ruse në kufi dhe përshëndetjes së diplomacisë së vazhdueshme që po zhvillohet midis SHBA-së dhe Rusisë.

Presidenti Volodymr Zelenskiy i ka kërkuar Evropës që të mos bëhet e papërmbajtshme në lidhje me kërcënimin rus nga frika se një ndjenjë paniku mund ta çojë ekonominë delikate të Ukrainës në një kaos.

Para vizitës së tij, Johnson tha: “Është e drejta e çdo ukrainasi të përcaktojë se si qeveriset. Si një mik dhe një partner demokratik, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e Ukrainës përballë atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë.

Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të tërhiqet dhe të angazhohet në dialog për të gjetur një zgjidhje diplomatike dhe për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace, është në diskutime me NATO-n rreth asaj se çfarë mbështetje të mëtejshme ushtarake britanike mund të ofrohet për të mbështetur krahun lindor të bllokut. Ai vizitoi të hënën Hungarinë, një nga vendet në Bashkimin Evropian më afër Putinit.

Kryeministri i saj, Viktor Orbán, do të takohej me presidentin rus të martën dhe Hungaria deri më tani ka përjashtuar vendosjen e më shumë trupave të NATO-s brenda vendit të saj dhe është shfaqur e vakët për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë.

Johnson do të takohet me Zelenskiy në rezidencën zyrtare të presidentit, pallatin mbresëlënës neoklasik bruz Mariinsky në Kiev, me pamje nga lumi Dnipro dhe pranë parlamentit të Ukrainës. Ata janë planifikuar të kenë një konferencë të përbashkët shtypi në orën 19:00 me orën lokale (5 pasdite GMT).

Takimi zhvillohet mes mosmarrëveshjeve midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe qeverisë së Zelenskiy mbi natyrën e kërcënimit ushtarak rus. Sipas vlerësimeve të fundit ukrainase, Kremlini ka mbledhur 135,000 trupa në kufi, 8-10,000 më shumë se javën e kaluar.

Kremlini ka thënë se do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Bjellorusi, duke filluar nga 10 shkurti, me batalione taktike dhe armatim të rëndë brenda distancës goditëse të Kievit. Administrata e Bidenit ka thënë se është "qartësisht e mundur" që një pushtim rus është i pashmangshëm.