Polici i dehur shkakton aksident në Qafë Thanë

Një efektiv policie është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi po drejtonte makinën i dehur dhe si pasojë shkaktoi një aksident.

Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë rreth orës 19:00, teksa efektivi po udhëtonte me mjetin e tij tip “Opel” i cili u  përplas me automjetin “Wolksvagen” me drejtues shtetasin M. P.në segmentin rrugor Pogradec-Librazhd në vendin e quajtur Qafë Thanë.

Polici me inicialet A.K, me gradën Inspektor dhe me detyrë trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi se ai po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, pasi në testin e parë rezultoi në masën 0.88 mlg/l dhe në testin e dytë 0.85 mlg/l.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Opel” dhe dokumentacioni përkatës, ndërsa materialet me veprimet e para hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.