Monika Lubonja rrëfehet për ish-bashkëshortin: Ishte dashuri me shikim të parë

Monika Lubonja, njëra prej konkurrenteve të ‘BBV” gjatë ditës së sotme ka bërë një rrëfim mjaft interesant sa i përket jetës private dhe mënyrës se si është njohur me ish-bashkëshortin.

Aja është shprehur se njohja me të ishte dashuri me shikim të parë.

Monika ka zbuluar edhe përshtypjen e parë që ai i la.

Ajo ka thënë se kur e ka parë atë, ka mbetur në vend pa fjalë.

“Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë e bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. Unë quhem Monika, i thashë, nëse dëshiron takohemi në orën 6. Ai tha ‘pavarësisht se je e lyer, sytë e tu janë të bukur’, aaaa atëherë i thashë ‘në 6 apo 6:30’. “Bën në 7”, më tha ai, iu përgjigja: “Ok”. Nuk flisja më, e ndava trurin, aq e kisha”, rrëfeu Monika Lubonja.

Por ajo nuk e ka lënë me kaq. Monika ka rrëfyer edhe se si ndodhi puthja e tyre e parë.

 “U takuam dhe kishte një mandarinë në dorë. Ia mora, e qërova dhe ia vendosa në gojë. Ai ngeli, më pas u afrova dhe e putha. Nuk po kuptonte, ishte gjuha ime, apo mandarina.”