Paolo Dal Pino jep dorëheqjen si president i Lega Seria A

Sipas raportimeve të shumta në Itali, presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino do të japë dorëheqjen sot për arsye personale. 

Sipas “Sky Sport Italia”, presidenti do të japë dorëheqjen e tij sot me një letër zyrtare drejtuar FIGC. 

Dal Pino u zhvendos në SHBA me familjen e tij para Krishtlindjeve dhe planifikon të qëndrojë jashtë shtetit ku djali i tij do të shkojë në shkollë. Prandaj, ai do të largohet nga detyra e tij. 

59-vjeçari u emërua President i Lega Serie A në janar 2020.  

Arsyeja e dorëheqjes së Dal Pinos, i cili prej dy vitesh është në krye të Legas, është dëshira e tij për t’u zhvendosur përgjithmonë me familjen për të jetuar në SHBA. 

Përveç zgjedhjes së jetës, pika e kthesës vjen pasi Gabriele Gravina ditët e fundit i kishte shkruar shefit ekzekutiv të Serie A, Luigi De Siervo. Ai i dha kohë Lega Calcio deri më 15 shkurt për të përshtatur statutin e saj me parimet udhëzuese të vendosura nga Këshilli Federal i FIGC-së nëntorin e kaluar