'Profen do ta lus të vallëzojë për klipet e mia, të na sjellë lumturinë që ai përçon'

Dy fjalë për Profën! - Nga Mentor Haziri.

Gjyqin publik me ja ba dikujt veç pse ka dal e vallëzu në shpinë e vet, kjo tregon që jemi shoqni në depresion të randë kolektiv! Unë e di dhe jam i bindun, kushdo që e ka përqesh profen është mu ai person i cili e dhunon gruan e vet e familjen e vet në vazhdimësi dhe është personifikimi i seksistit e i maskulinizmit të shterpë që e kemi në komunitetin tonë.

Shumica e këtij komuniteti ngucakeq po ashtu dul në protestë dhe lejuan që dy morbida si Buzhi me Dardanin me ja udhëheq protestën dhe ia ndërruan kahjen, nga ajo e rrymës – në atë për pushtet!

Qe sa qon ran qojnë këta !

Po ashtu, pjesë e pandashme e rrethit ku jetojmë është edhe histeria masive. Besoni që shumica tek ne as që e kuptojnë që janë “bullies” sepse “bullizmi” apo ngucakeqja është normë në këtë shoqni qysh herët.

Veq te na ta bojn: kokshe trash bre, kokshe plakë, sa e ki rrogën, ti s’ki pare me ble ksi jakne; e shtrenjte është kjo për ty” etj ..

Dan Olweus është një psikolog norvegjez që e tregon kjartë bulizmin e trashëguar si "Bullying circle" dhe histerinë masive që na e kemi trashëguar qe sa e sa vite.

Kurse Profen nga Vushtrria kismet, në njërën nga videoklipet e mia do ta lus që të bëhet pjesë e saj dhe të vallëzojë me ritmin e muzikën e me na e sjellë edhe njëherë lumturinë që e përqon ai.

“Bullizëm” është ngucakeqje (shqip) dhe duhet ndaluar! #meprofesorin #Stopbullizmit