Tokio, zihen brenda ditës më shumë se gjysma e shtretërve në spitalet COVID

Më shumë se gjysma e shtretërve spitalorë të caktuar për pacientët me Covid në Tokio u pushtuan sot pas një rritjeje të ndjeshme të shtrimeve.

Qyteti ka ndarë rreth 7,000 shtretër spitalorë për pacientët me koronavirus, raporton Reuters. Infeksionet e reja dje arritën në 14,445.

Guvernatori Yuriko Koike tha më parë se 50% e shtretërve të zënë do të kërkonte një deklaratë urgjence nga qeveria.

Tokio dhe pjesa më e madhe e Japonisë janë nën kufizime në një përpjekje për të frenuar rastet rekord pas shfaqjes së Omicron.