Messi luajti për herë të parë me 'dhjetën' mbi shpinë te PSG, parisienët tronditën tifozët e tyre
Paris Saint Germain u eliminuan në mënyrë të pabesueshme nga Kupa e Francës. PSG u mund nga Nice në shtëpi pas goditjeve të penalltive. Ndeshja përfundoi pa gola, teksa miqtë festuan me rezultatin 6:5 pas penalltive.
Në këtë ndeshje, Lionel Messi luajti për herë të parë me numrin “dhjetë” mbi shpinë, numër me të cilin u bë i famshëm në Barcelonë. Në mungesë të Neymar, argjentinasi mori numrin 10 sepse rregullat e kompeticionit kërkojnë që të gjithë lojtarët në formacionin fillestar të mbajnë numrat nga 1 deri në 11.
Messi wearing No. 10 for the first time for PSG.
— ESPN FC (@ESPNFC) January 31, 2022
Barca fans ? pic.twitter.com/Um6J2bIpNh
Messi mund të kishte shënuar në fundin e pjesës së parë, por portieri Marcin Bulka shpëtoi me një ndërhyrje të shkëlqyer. Problemet më të mëdha për parisienët krijoi Justin Kluivert, i cili kishte dy mundësi të arta për të shënuar..
Megjithatë, ndeshja përfundoi pa gola. Pas 90 minutash nisën gjuajtjet e penalltive, ku lojtarët e PSG-së, Leandro Paredes dhe Xavi Simons, gabuan dhe lejuan Nice të fitojë 6-5.