‘Po planifikon fejesën?’ Habit Sarah me përgjigjen e saj!

Sarah Berisha është blogerja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, e cila është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyera të publikut, sidomos për lidhjen e saj të dashurisë brenda shtëpisë me DJ PM.

Sarah dhe PM kanë arritur që të vazhdojnë lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë.

 

Ditën e sotme ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj, ku një prej tyre e kanë pyetur nëse çifti po planifikojnë fejesë apo jo.

Sarah i është përgjigjur duke thënë se është ende herët për të konsideruar një gjë të tillë, pasi ata kanë vetëm tre muaj që njihen, ndërkohë që janë njohur nëpërmjet një formati televiziv.

 

“A keni ndonjë plan për fejesë?”- pyet një ndjekës.

“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë apo martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dal nga një format televiziv, tre muaj kemi që njihemi me njeri-tjetrin. Çdo gjë ka kohën e saj”,  ka shkruar ajo.