Rihanna shtatzënë për herë të parë

Rihanna është shtatzënë për herë të parë, me të dashurin e saj ASAP Rocky.

33 vjeçarja e konfirmoi lajmin e ëmbël, duke publikuar foton e parë me barkun e fryrë.

Këngëtarja shihet duke pozuar me një xhaketë ngjyrë rozë, duke vënë në pah barkun.

Ndërsa ASAP Rocky shihet duke vendosur duart mbi duart e saj.

Ky do të jetë fëmija i parë si për Rihannën ashtu edhe për ASAP, të cilët e nisën lidhjen në fillim të vitit 2020.