LSI: Deputeti Basha i tmerruar nga primaret, iku koha kur kandidatët caktoheshin me zarfe

LSI i është përgjigjur deklaratave të deputetit Lulzim Basha, i cili në një reagim të mëhershëm u shpreh se koalicioni i emërtuar ‘Shtëpia e lirisë’ bëhet për të dëmtuar demokratët.

LSI shkruan se Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh.

Reagimi i LSI-së:

I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë, tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfe në minutë të fundit prej 10 vitesh.

Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.

Reagimi i deputetit Lulzim Basha:

Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike.

Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. 

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën.