Meta: Ekonomitë e rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se Shqipëria e emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi shumë më të lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit tonë si Serbia dhe Maqedonia e Veriut,.

Sipas kreut të shtetit, ekonomitë e vendeve të rajonit “janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë”.

POSTIMI I PLOTE

Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë.

Në vitin 2021, Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625%, Serbia me normë interesi 1.65%. Ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%.