Moti sot dhe parashikimi për nesër, 1 shkurt 2022

 

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftohta të cilat po kushtëzojnë mot me temperatura të ulëta në vendin tonë në fundin e muajit janar.

E hënë, 31 janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare deri të dendura. Në mbrëmje do të pasohen nga reshje shiu në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -6/10°C
Zona e ulët          -4/14°C
Zona bregdetare  2/16°C

Kosova, e hënë, 31 janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime , vranësira dhe reshje bore pasdite. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 5 - 9°C .

E martë, 1 shkurt 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuar nga reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore dhe reshje bore intesive në zoant malore dhe kodrinore. Në mbrëmje do të pasohen nga reshje shiu në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -1/4°C
Zona e ulët          3/11°C
Zona bregdetare  6/12°C/RTSH