Iliri apo Donaldi? Granit Cana tregon se kush do e fitojë 'Big Brother VIP'

Granit Cana ka qenë një ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother.

Shkak për këtë u bë raporti me Fifin, e cila gjithashtu doli pak javë pas tij.

Ata janë përfolur dhe pas largimit nga shtëpia e famshme por ishte Fifi e cila sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.

Në një intervistë të fundit për Prive, Graniti tha se është shok me Fifin por angazhimet profesionale kanë bërë që të mos takohen shpesh.

I pyetur se kush duhet ta fitojë Big Brother VIP, Graniti tha se dëshiron shumë ta fitojë Donaldi. “Qejf kam që ta fitojë Donaldi por besoj se fiton Iliri”, tha Cana.