Zidane bëhet gjysh në moshën 50-vjeçare

Një lajm i gëzueshëm ka ardhur për Zinedine Zidane dhe familjen e tij.

Djali i tij Enzo dhe bashkëshortja e tij kanë lajmëruar se presin një fëmijë.

Këtë moment ata e kanë hedhur nëpër rrjetet sociale, së bashku me foton e grafisë.

Një lajm shumë i gëzueshëm për trajnerin francez, i cili tashmë është pa skuadër pas largimit nga Real Madrid sezonin e kaluar. 

Zidane do të mbushë 50 vjeç këtë verë.