FOTOLAJM/ Yuri Kim, shëtitje te Liqeni i Tiranës me Sokol Ballën: Patëm diskutim 'freskues'

E dinim që ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në Tiranë preferonte të udhëtonte nëpër Shqipëri dhe ka eksploruar mjaft zona, por shëtitjet në Tiranë ishin të pazakonta. 

Të paktën deri sot, e diel, kur data shënon 30 janar 2022. 

Këtë fundjavë Kim duket se nuk ka zgjedhur të largohet jashtë kryeqytetit. 

Duke shfrytëzuar orët me diell, që në Tiranë nuk mungojnë zakonisht, ajo ka shëtitur buzë Liqenit të Tiranës. 

Surprizues është fakti që këtë shëtitje ambasadorja e SHBA ka zgjedhur ta bëjë nën shoqërinë e gazetarit Sokol Balla. 

Është gazetari Balla, ai që ka postuar një foto krah diplomates amerikane teksa e uron për shëtitjen dhe mendimet “freskuese”.

Ndërsa Kim i përgjigjet: “Faleminderit për shëtitjen dhe diskutimin freskues”