EMRI/ Zetori përfundon në kanal në Lushnjë, ndërron jetë 61-vjeçari
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhamë të Lushnjës.
Një mjet bujqësor, zetor ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 61-vjeçari që drejtonte mjetin bujqësor. Mësohet se viktima është 61-vjeçari Sherbet Meta.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mungesa e ndriçimit në këtë zonë.
Ka ndërhyrë një mjet i tonazhit të madh, që të bëjë të mundur lëvizjen e zetorit, duke nxjerrë trupin e pajetë të burrit.