Pas Primareve në Lushnje, Balliu: Shpresë që qyteti të shpëtojë nga bandat që e kanë uzurpuar

Pas zgjedhjeve të Primareve në qytetin e Lushnjës, ku u zgjodh Elton Bano si kandidat për kryetar bashkie në garën e 6 marsit duke siguruar 671 vota, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu foli për mediat. 

Balliu ka ndjekur procesin e primareve si i deleguar i Komisionit të Rithemelimit. 

Ai falenderoi votuesit demokratë për qytetarinë e treguar, duke theksuar vendosmërinë e tyre për t’ju kthyer Lushnjen qytetarëve.

“Dua të falënderoj të gjithë demokratët që kanë marrë pjesë në këtë proces historik duke zgjedhur kështu kandidatin e tyre zotin Elton Bano.

Ka qenë një proces pa asnjë problem, një proces i qetë i bërë në mënyrë të jashtëzakonshme. Katër kandidatët  treguan edhe në këtë garë edhe fuqinë e tyre por edhe vendosmërinë e tyre me qëllimin e vetëm për t’ju rikthyer Lushnjën qytetarëve të Lushnjës, për ta larguar atë nga bandat që e kanë uzurpuar...”, u shpreh Balliu.