Ardhja e Ervin Bushatit në krye të Postës Shqiptare, ja si ‘amanetet’ vazhdohen më së miri

Që me ikjen e Laert Durajt nga Posta Shqiptare dhe kalimit të pozicionist drejtues tek pasardhësi Ervin Bushati, “amanetet” po i zbatohen më së miri.

Kjo për faktin sepse tenderat i jepen po të njëjtëve klientë të besuar të Durajt, por me manovra të tjera sepse kanë dalë gafil se si e shkelin ligjin.

Një prej klientëve që ka përfituar shumat më të mëdha nga Posta Shqiptare është padyshim Nertil Lulo me kompaninë ELEKTROSEK.

Ju kujton gjë si emër? Atij ia kaloi kompaninë në zotërim si dhuratë me 100% të kuotave as më pak e as më shumë deputeti i Bashës, Roland Bejko e më pas Lulo për të hequr përgjegjësinë nga vetja ia kaloi Ilir Manes.

Roland Bejko është kreu i qarkut të Gjirokastrës (i cili u prit me të shara në protestën e 8 Janarit tek selia e PD) që e lidhin jo pak gjëra me pashain e Postës Laert Duraj i cili e ka shpërblyer ndër vite.

Pavarësisht se janë në kahe të kundërta politike, origjina është e vyer për shokët patriotë. Këtë ‘amanet’ Duraj ia ka pasuar kolegut të tij Bushatit i cili sigurohet që Bejko nëpërmjet zarave të tij si Nertil Lulo të përfitojë miliarda.

Por tani Nertil Lulo ka marrë një tjetër detyrë “puppet-i”, të marrë nën zotërim një tjetër kompani paralele me Elektrosek që përfiton tendera publikë në vlerë të frikshme.

Kjo kompani është ISS e cila së fundmi ka përfituar mbi 350 MLN LEKË PA TVSH NGA POSTA SHQIPTARE për mirëmbajtje sistemesh sigurimi. Kompania i ka përfituar milionat në shkelje me ligjin, për Mungesë konkurrence si operator i vetëm në garë.

Mbi 1.1 Miliard Lekë ka përfituar kjo kompani nga Posta për 3 tendera. Dyshime hidhen se Lulo kamuflon në kompaninë paralele po Bejkon që e futi në këtë valle.

Në gjithë këtë mes, diçka është e sigurt: Paratë e popullit bashkojnë të djathtë e të majtë, të gjitha të tjerat janë thjesht një shfaqje e ulët politike me aktorët më të mirë të parlamentit shqiptar./ JOQ.al/