Elton Bano fiton primaret në Lushnje, kandidat për kryetar bashkie në 6 mars

Elton Bano ka fituar primaret e anëtarësisë së PD në bashkinë e Lushnjes. 

Avokati Elton Bano do të garojë për këtë forcë politike në zgjedhjet e 6 marsit, pasi është shpallur më i votuari në primaret e kësaj të diele.

Elton Bano ka marrë 671 vota. 

Kanditatët e tjerë janë votuar si më poshtë: 

 Arben Zaimi, 240 vota
Erion Iljazi, 49 vota
Indrit Qerimi, 92 vota

Pjesëmarrja e anëtarësisë së PD në primaret e Lushnjes ka qenë ndër më të lartat. 

Nga 1920 anëtarë që ka dega e PD në Lushnje, sot votuan 1056 prej tyre.