Pas fitores së primareve në Durrës, Ardian Muka: Bashkia do ju kthehet qytetarëve pas 22 viteve

Kandidadi Ardian Muka, fitoi Primaret e anëtarësisë së PD në Durrës, për të garuar në zgjedhjet e 6 Marsit për kryetar Bashkie.

Ai siguroi 1162 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali. 

Në primaret e PD në bashkinë e Durrësit morën pjesë 1546 anëtarë të PD me të drejtë vote. 

Pas fitores ai u shpreh:

“Unë besoj së të gjithë bashkë ne do t’ja dalim, Bashkia do ju kthehet qytetarëve, do t’i kthehet rregullit, rendit dhe zhvillimit të qytetit.

Beteja e 6 Marsit është një betejë e vështirë për shumë faktorë por unë jam shumë optimist dhe këtë optimizëm e mbështes mbi qytetarët që gjatë gjithë kësaj periudhe para-elektorale ne kemi qenë në kontakt, këtë mbështetje e shikoj tek njerëzit e thjeshtë që realisht ju ka ardhur ‘në majë të hundës’ me mënyrën si janë drejtuar këto 22 vite,  dhe unë kam shume shpresë se ka ardhur momenti që Durrësi të bëjë ndryshimin e madh. Këto zgjedhje u realizuan për herë të parë, por siç ju e patë, ishte një proces transparent ku gjithë anëtarësia erdhi dhe u shpreh me votë për ato që ato mendojnë se do t’i çojë në fitore në zgjedhjet e 6 Marsit."

Gjithashtu, Muka nuk harroi të falenderojë dhe konkurrenten tjetër Silvja Gjepali për garën ‘nën dritën e diellit’, siç e quajti ai.