Sulmuesi shqiptar nis aventurë të re, firmos me klubin gjerman

Sulmuesi shqiptar, Valmir Sulemjani, do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Inglostadt në Bundesliga 2.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, teksa 25-vjeçari i ka dhënë fund eksperiencës me Hanoverin, duke nisur një aventurë të re.

“Bisedimet mes palëve shkuan shumë pozitivisht dhe tani po pres me padurim seancat e para me ekipin. Jam absolutisht i bindur për cilësinë e skuadrës, tani dua të bëj pjesën time për t’i sjellë në fushë skuadrës më të mirat”, u shpreh Sulejmani.

Vlen të theksohet fakti se Sulejmani gjatë karrierës së tij është aktivizuar 5 ndeshje me Gjermaninë U-17, një me Kombëtaren Shpresa të Shqipërisë, 4 me U-21 e Kosovës dhe 3 sfida me përfaqësuesen e Kosovës.