Primaret/ Demokratët e Durrësit zgjedhin Ardian Mukën, shkon në garën për kryetar bashkie

Ardian Muka ka fituar primaret e anëtarësisë së PD në Durrës. 

Muka ka arritur të sigurojë 1162 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali. 

11 vota janë shpallur të pavlefshme. 

Në primaret e PD në bashkinë e Durrësit morën pjesë 1546 anëtarë të PD me të drejtë vote. 

Sistemi i primareve është risi për partitë politike shqiptare.

Neni i primareve, votimet e anëtarësisë për të zgjedhur kandidatët për kryetar bashkie dhe deputetë, u vendos në statutin e PD në Kuvendin e 11 dhjetorit, i cili u miratua me shumicën absolute të delegatëve.