Lulzim Vrana fiton primaret e PD për Bashkinë e Vorës, mori 277 vota

Me 277 vota, Lulzim Vrana është shpallur fitues i primareve të Komisionit të Rithemelimit të PD në Bashkinë e Vorës. 

Kandidati tjetër në garë, Luan Beta ka marrë 55 vota. 

Lulzim Vrana do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Vorë, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. 

Sistemi i primareve është risi për partitë politike shqiptare.

Neni i primareve, votimet e anëtarësisë për të zgjedhur kandidatët për kryetar bashkie dhe deputetë, u vendos në statutin e PD në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, i cili u miratua me votat e shumicës absolute të delegatëve.