VIDEO/ Tirana-Kukësi, Seferi dhe Xhixha përcaktues në pjesën e parë

Ka përfunduar në “Air Albania” pjesa e parë e supersfidës së javës së 18-të të Superligës mes Tiranës dhe Kukësit.

Bardheblutë udhëheqin me rezultatin e pastër 2-0, duke shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes.

Taulant Seferi në minutën e 38-të kaloi Tiranën në avantazh, ndërsa vulosi shifrat e pjesës së parë Redon Xhixha në të 44’.