Inzagi kalon COVID-in, do jetë në stol në derbin me Milanin

Pas transferimit të Gosens dhe të Kaisedo, një tjetër lajm i mirë vjen për kampionët e Italisë, Inter.

Trajneri Simone Inzagi ka rezultuar negativ me COVID-19.

Inzagi rezultoi pozitiv me këtë virus në datën 24 janar dhe ishte i karantinuar që prej asaj dite.

Duket se çdo gjë ka kaluar për italianin, i cili është i gatshëm të rikthehet sërish në stërvitje me ekipin e tij, tashmë i përforcuar me dy emra të rinj.

Gjithashtu Inzagi do të ulet në pankinë për derbin kundër Milanit, që do të luhet në datën 5 shkurt.