Dibra thyen rekord në primare, pjesëmarrja më e lartë se në 18 dhjetor

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale ka bërë të ditur se procesi i votimit në primaret në Dibër ka përfunduar.

Sipas këtij komisioni, pjesëmarrja ka qenë me e madhe se në referendumin e 18 dhjetorit ku demokratët ratifikuan shkarkimin e Lulzim Bashës.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit të PD:

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton që procesi i votimit për primaret në degën e PD Dibër ka përfunduar.

Nga të dhënat paraprake, rezulton që pjesëmarrja në votime ka qenë edhe më e lartë se në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

Komisioni njofton që ka vendosur të shtyjë orarin e votimit për të gjitha ato qendra ku ende interesi i votuesve demokratë është i lartë dhe ka fluks.

Procesi i votimit do të vijojë derisa të këtë votuar edhe demokrati i fundit.