VIDEO/ Berisha: Shqipëria plot me drogë e korrupsion, por ambasadorja nuk tha një fjalë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me demokratët e zonës së Vaut të Dejës.

Gjatë fjalës së tij me demokratët, Berisha ka pyetur përfaqësuesit e SHBA në Tiranë se si ka mundësi që mbështesin Ramën, kur në Shqipëri shpërthen droga dhe korrupsioni.

‘Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë dhe ju nuk thatë asnjë fjalë. Si ka mundësi që kur drejtësia italiane solli dosjen e përfshirjes në trafiqe të ministrave, i krahasuat këto gjyqe, me proceset komuniste. Si ka mundësi që në Shqipëri shpërthejnë afera korruptive dhe nuk thoni një fjalë, një deklaratë.

Si ka mundësi që nga Shqipëria ikin investitorë të mëdhenj të huaj dhe ju nuk thoni një fjalë. Si ka mundësi që nga ky vend ikin 550 mijë qytetarë dhe ju nuk thoni asnjë fjalë kundër Ramës.

Si ka mundësi që shqiptarët nuk marrin dot drejtësinë dhe ju mbështesni reformën e dështuar në drejtësi. Si ka mundësi që ju mbështesni një njeri që kaloi nga humbja në humbje, nga afera në aferë?

Mos mendoni se mbështesin Lulzim Bashën. Jo mbështesin Edi Ramën. Këtë ne nuk mund ta pranojmë. Mbështetet Edi Rama sepse është mik me Sorosin. Ne jemi mik me SHBA-të. Kjo e primareve është praktikë e SHBA’, tha gjatë fjalës së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.