Jose Mourinho nuk heq dorë nga Granit Xhaka, në verë tentativa e radhës

Jose Mourinho nuk heq dorë nga Granit Xhaka.

Trajneri i Romës duket se është “fiksuar” me mesfushorin me origjinë shqiptare dhe pas tentativave në verë si dhe në merkaton e janarit, do të tentojë sërish në fund të sezonit për ta transferuar në “Olimpico”, raporton “Corriere dello Sport”,

Tani marrëveshja është praktikisht e pamundur: Arsenali mbylli çdo derë për një shitje gjatë merkatos së janarit.