A ka pasur sherr me Elvana Gjatën?/ Thyen heshtjen moderatorja e njohur

Jonida Vokshi ka folur gjatë një interviste për bashkëpunimet e fundit në seriale, konkretisht me serialin “H.O.T” të Ermal Mamaqit.

Ajo theksoi se u dashurua me rolin e Amandës dhe se ka nisur puna për sezonin e dytë.

 

A ka pasur diskutime mes njëri-tjetrit në kastin e aktorëve të “H.O.T” se kush është më i paguari apo më i mirë e më e mira?

“Nuk e di se nuk di sa janë paguar të tjerët, ja një pyetje me vend që t’ia bëj Ermalit në sezonin e dytë. Jo vetëm në H.O.T, në çdo projekt që jam pjesë nuk më intereson sa merr dhe kush dhe pse po merr më shumë apo më pak. Unë vlerësoj veten time, kasti ynë ishte me më të mirët”,tha Jonida.

 

A ka pasur ajo një sherr me Elvana Gjatën, një krisje mes tyre siç aluduan portalet? Jonida tha që nuk e ka lexuar fare këtë lajm dhe nuk është aspak e vërtetë.

“Duhemi mjaftueshëm, asgjë reale!”- u shpreh Vokshi.

 

Jonida Vokshi gjithashtu rrëfeu disa detaje dhe nga jeta e saj jashtë ekranit.

Ajo tregoi se bashkëshorti i saj Besniku është natyrë romantike, e madje ata janë ende në muajin e mjaltit.

 

Në rubrikën 1 jetë 5 këngë, një nga këngët e përzgjedhura nga Jonida ishte “Tennessee Whiskey”, për të cilën tha se e lidhte direkt më Besnikun.