Rikthehet telenovela Icardi-Wanda/ Gjesti i lojtarit po çmend rrjetet sociale

Mauro Icardi ka bërë të shpërthejë tifozët me një gjest në rrjetet sociale.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë vërë re se sulmuesi i PSG nuk e ndjek më Wanda Nara-n në “Instagram”.

 

Pas skandalit me China Suarez, çifti ka arritur të shmangë ndarjen vetëm pak muaj më parë, megjithatë duket se kriza mes të dyve ka vazhduar.

Ndërsa, në mediat argjentinase pyesin veten mbi origjinën e krizës së re të çiftit, mes të dyve duket se ka shpërthyer përsëri lufta në rrjetet sociale.

 

Ish-ylli i Inter nuk e ndjek më partneren në “Instagram” dhe pak më vonë ajo ka publikuar një selfie në shoqëri të vajzës së vogël, Isabella.

Sulmuesi i PSG-së, ka ndryshuar edhe foton e tij të profilit, ku tani shfaqen dy vajzat, por jo më mamaja.