Të shtëna me armë zjarri te Kodra e Priftit, arrestohet 48 - vjeçari

Një 48 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për të shtëna me armë zjarri në ajër.

Policia përmes një njoftimi për mediat bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodrës së Priftit, ndërsa është ndaluar shtetasi me iniciale A.G. 48 vjeç.

Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

“- A. G., 48 vjeç, pasi te Kodra e Priftit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.