Rrëfehet moderatori kosovar: Jam nisur për Tajlandë, nuk kisha as 1 euro në xhep

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi, ishte i ftuar në emisionin “Why Not”.

Gashi ka treguar shumë ngjarje e të pathëna të jetës së tij.

 

Ai u shpreh se puna në televizion ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.

Lidhur me këtë, moderatori pohoi së falë punës në televizion ka shëtitur botën, pa qenë nevoja të jetë milioner.

 

“Kam pasur fatin të shëtis botën, pa qenë milioner, falë punës në televizion. Kam shëtitur botën nga një cep në një cep tjetër. Kam pasur rastin që jam nisur për Brazil, për Tajlandë apo Kinë. Dhe unë kam thënë si të nisem kur nuk kisha as 1 euro në xhep”- ka thënë Labi.