VIDEO/ Demokratja shkodrane: Kam bërë burg për Lul Bravën, sot votën e meriton vetëm Sali Berisha

Këtë të diel po mbahen primaret për të zgjedhur kandidatët për 6 bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje në 6 mars.

Demokratja Shpresa Qehaja, e cila votoi në këtë proces, ka hedhur akuza ndaj deputetit Lulzim Basha, duke u shprehur se, ajo ka bërë burg për të, por ai i ka hequr emrin nga lista, pavarësisht se ajo e ka kartën e anëtarësisë.

Sot ajo thekson se votën e meriton vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

‘Unë nuk e kisha emrin në listë, pavarësisht se kam kartën e anëtarësisë, unë jam demokrate e flaktë me shpirt e zemër.

Në protestën e parë kam hyrë në burg për Lul Bravën dhe akoma sot ndjek gjyqe, se kam marrë pjesë në 13 protesta të PD-së.

Kam protestuar për të drejtat e mia, në 8 janar hëngra helm e sot jam akoma e sëmurë. Helmi i asaj dite është më i lehtë se ai i Lul Bravës, ai në Shkodër nuk ka çfarë lyp më. Ai e di se unë votoj për Berishën, pikë! Prandaj më ka hequr’, - deklaroi demokratja, Shpresa Qehaja.