Vendimi për të ardhmen do ta marrë në fund të sezonit, Haaland dëshiron të presë...

Erling Haaland është një ndër emrat më të përfolur në merkaton. Sulmuesi i Dortmund kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europian, mirëpo, siç bëhet e ditur nga “Daily Star”, asgjë nuk do të vendoset këtë dimër për të ardhmen e Erling.

Sipas medias angleze , Haaland dëshiron të presë deri në fund të sezonit për të zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm.

Ndër mundësitë është edhe Barcelona, ​​që është destinacioni i preferuar i 21 vjeçarit dhe për këtë arsye ai dëshiron ta marrë vendimin për të ardhmen në verë.