Të të fusin në 'flluskat' e Pekinit për të shpëtuar Lojërat Olimpike Dimërore

Para se Zhang Hua të zbresë për të ngrënë mëngjes, ai vendos një maskë dhe doreza gome. Ai del nga dhoma e tij të hotelit dhe ecën nëpër korridor duke mbajtur një distancë të sigurt nga të tjerët. Më p ai hipën në një autobus të porositur posaçërisht, i drejtuar përgjatë korsive të dedikuara për në punën e tij, duke ndihmuar mediat e huaja të përgatiten për Lojërat Olimpike Dimërore.

Në qendrën e medias ai bën testin e tij të përditshëm për Covid dhe mund të hajë një vakt ushqimi që afrohet nga një robot.

Në varësi të vendit ku do të qëndrojë, Zhang mund të lejohet të vizitojë palestrën e hotelit të tij më pas ose të shkojë në restorantin e një hoteli tjetër, ndryshe ky është i vetmi udhëtim që mund të bëjë.

Shkurt, kKjo është jeta brenda njërës prej flluskave të "qarkut të mbyllur" të krijuar nga Kina me qëllimin për të mbajtur pa Covid, Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat do të fillojnë më 4 shkurt.

Zhang, i cili përdori një pseudonim, ka qenë brenda një flluske të tillë që nga 21 janari. "Me autobusët, të dalësh është e lehtë," i tha ai Guardian. "Ky qark nuk ndikon shumë në mënyrën se si ne punojmë, por ndikon në jetën tonë, veçanërisht në vaktet ushqimore dhe jeta nuk është aq e lirë sa jashtë ciklit."

Gjatë gjithë pandemisë, qeveria e Kinës ka mbajtur me sukses të madh një strategji “zero Covid”, të ndihmuar nga kontrolle të rrepta kufitare. Sistemi i mbyllur tashmë ka për detyrë jo vetëm t'i mbajë Lojërat sa më pa Covid, por gjithashtu të sigurojë që fluksi i 11,000 atletëve, zyrtarëve, punonjësve dhe të ftuarve të huaj, të mos shkaktojë një shpërthim më të gjerë.

Çfarë është  qarku i mbyllur?

Sistemi i "qarkut të mbyllur" i krijuar për Lojërat përbëhet nga tre zona “flluskë” të ndërlidhura të garave, ku pjesëmarrësit dhe punonjësit do të punojnë ose garojnë, hanë dhe flenë, po pa rënë kurrë në kontakt me popullatën e përgjithshme.

E para mbulon qendrën e qytetit të Pekinit dhe vendet për garat në akull dhe ceremonitë e hapjes dhe mbylljes.

 E dyta është zona periferike e Yanqing për aktivitetet e skive alpine, me motor dëbore dhe udhëtime me sajë, dhe e treta është rruga e daljes në Zhangjiakou, 200 km në veri-perëndim në provincën Hebei, për biatlonin nordik, skijimin në stilin e lirë dhe ngjarjet e dëborës.