Ekzekutohet i dënuari që kishte festuar pasi kishte vrarë një person

Autoritetet në Alabama të Shteteve të Bashkuara kanë ekzekutuar një të burgosur me injeksion vdekjeprurës për një vrasje që kishte ndodhur në vitin 1996, pasi Gjykata Supreme i refuzoi pretendimet e avokatëve se i dënuari kishte një të metë mendore.

Matthew Reeves, 43 vjeç, u ekzekutua në burgun “Holman”, pasi Gjykata Supreme e largoi urdhrin e një gjykate më të ulët, me të cilin ndalohej ekzekutimi i këtij personi. Ai u shpall i vdekur në orën 21:24, tha kryeprokurori shtetëror, Steve Marshall.

Reeves ishte shpallur fajtor për vrasjen e Willie Johnson Jr., drejtues automjeti. Sipas dëshmive, Reeves kishte shkuar në një takim më pas dhe e kishte festuar vrasjen, shkruan Associated Press.

I dënuari nuk tha ndonjë fjalë të fundit. Guvernatorja e Alabamës, Kay Ivey, përmes një deklarate tha se i vrari Johnson ishte person ndihmues që e kishte shtrirë dorën e ndihmës, por që u vra në mënyrë brutale. Ajo shtoi se dënimi me vdekje për të burgosurin Reeves “është i drejtë, dhe sonte, drejtësia u vu në vend në mënyrën e duhur”.

Zyrtarët e burgut thanë se disa familjarë të të vrarit ishin dëshmitarë gjatë ekzekutimit të të dënuarit.

Reeves ishte shpallur fajtor për vrasjen e kryer më 27 nëntor 1996. Ai ishte vrarë pasi e kishte marrë tashmë të ekzekutuarin dhe disa të tjerë me veturën e tij ne një rruge rurale.

Pasi burrit që po vdiste i ishin vjedhur 360 dollarë, Reeves, atëherë vetëm 18-vjeçar, kishte shkuar në një feste, ku kishte vallëzuar dhe i kishte imituar vuajtjet e vdekjes së Johnsonit. Një dëshmitar ka deklaruar se duart e të dënuarit ishin ende me njolla gjaku, thuhet në një dokument të gjykatës.