Kriza në Ukrainë/ Deklarata e minutës së fundit nga Rusia: Ne nuk duam luftë por...

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov është shprehur se Rusia nuk dëshiron një luftë pasi Uashingtoni paralajmëroi se Moska mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm.

Sergej Lavrov u tha mediave ruse të premten se Kremlini nuk po kërkon konflikt me Kievin, por ritheksoi se Moska nuk do të lejojë që interesat e saj të sigurisë të injorohen.

Të enjten, SHBA dhe NATO iu përgjigjën kërkesave gjithëpërfshirëse të sigurisë të Rusisë që u ngritën në dhjetor pasi Moska dërgoi trupa pranë kufirit me Ukrainën.

Kryesisht, Rusia dëshiron që NATO të angazhohet për të bllokuar përgjithmonë Ukrainën që të bëhet anëtare e aleancës.

Rusia tha se përgjigjet i dhanë pak arsye për optimizëm sepse "nuk kishte përgjigje pozitive për pyetjen kryesore", por mund të shërbente si pikënisje për bisedimet mbi "pyetjet dytësore".