Nike ndërpret bashkëpunimin me Seria A, klubet nisin bisedimet me një tjetër kompani

 Kompania amerikane, Nike, ka njoftuar se pas 15 vitesh do të ndërpresë bashkëpunimin me kampionatin italian të futbollit. 

Lega Serie A ka arritur që tani një marrëveshje me kompaninë Puma, që aktualisht furnizon Legan me topa, dhe që nga sezoni 2022-2023 topat zyrtarë të kampionatit të jenë të kësaj marke. 

Nike, do të qëndrojë në Itali edhe për disa kohë, por vetëm me Interin, sepse ka një marrëveshje me klubin zikaltër që përfundon në vitin 2024.