Zbulohet lidhja sekrete e Zayn Malik kur ishte bashkë me Gigi Hadid
Zayn Malik ka qenë një nga yjet më të komentuar pas ndarjes nga Gigi Hadid.
Dyshja e famshme, të cilët kanë dhe një vajzë, i dhanë fund marrëdhënies së tyre në fund të vitit 2021, pasi këngëtari ofendoi dhe sulmoi fizikisht nënën e modeles.
Por, së fundmi, kanë dalë në dritë detaje të tjera që mund të kenë çuar në prishjen e raportit të tyre.
Mediat e huaja raportojnë se ish këngëtari i One Direction ka pasur një lidhje me Abi Clarke, gjatë kohës që ishte bashkë me modelen e njohur.
Gazeta britanike “The Sun” raporton se romanca e tyre nisi pasi Malik dhe ylli i “Towie”, u takuan në një bar në Los Anxhelos.
Ajo është shprehur se besonte se këngëtari ishte ndarë nga e dashura supermodele.
“U ndjeva tmerrësisht keq. Mendova se ai dhe Gigi ishin ndarë. Nuk doja të isha gruaja tjetër e tij kështu që u tërhoqa. Më erdhi shumë keq”- është shprehur ajo.
“Zayn vazhdonte të thoshte se i kujtoja ish të dashurën e tij, Perrie Edwards nga Little Mix”, ka thënë ajo duke konfirmuar se janë takuar privatisht në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ai më tha se po kalonte pak kohë vetëm dhe mendova se duhej të ishte ndarë me Gigi, e cila ishte kthyer në SHBA“, thotë ajo.