'Je i shkarkuar', 'Jemi me Berishën'/ Demokratët e Fierit lumë SMS refuzuese Bashës: Mblidh mendjen
Demokratët e Fierit refuzojnë ftesën e deputetit Lulzim Basha për të marrë pjesë te takimi i thirrur prej tij, nesër në Fier.
Një mesazh anonim është shpërndarë te delegatët dhe anëtarësia e PD.
Por përgjigjjet e demokratëve janë epike.
Siç mund t'i shihni në fotot e dërguara në redaksinë e Syrit, anëtarët e PD e kanë refuzuar Bashën.
Thuajse të gjithë i kujtojnë atij se është shkarkuar nga kryetar i PD. Të tjerë nuk shkojnë se mbështesin liderin historik të PD Sali Berisha.
Ka edhe nga ata që i kujtojnë Bashës blindimin e dyerve të selisë kundër demokratëve, gjë që e tregoi edhe protesta e 8 janarit, kur Basha dhe Rama urdhëruan Policinë e Shtetit të sulmonte anëtarët e PD.
Ja disa nga mesazhet e anëtarëve kundër Bashës: