‘11 dhjetori prodhoi pluralizmin e dytë politik’/ Hoxha: Riorganizimi i PD-së ka filluar, mbyllet në 22 mars

I ftuar në SYRI TV me Jonida Ndocin, ish anëtar i Këshillit Kombëtar dhe nënkryetar i FRPD-së Lisandër Hoxha, ka folur për procesin e riorganizimit të PD-së.

Hoxha ka theksuar se Komisioni i Rithemelimit ka filluar riorganizimin e Partisë Demorkatike në funksion të Kuvendit të 11 dhjetorit që afatizoi një komision rithemelimi deri në 22 mars.

Gjithashtu Hoxha ka sqaruar ky proces ka si synim që opozita e vendit mos të jetë një guackë e mbyllur ku hyn vetëm Lulzim Basha me jesmenët e tij por të jetë një parti që sjell shpresë përmes hapjes garave dhe lirisë që sjell vota e lirë.

Hoxha: Si fillim duhet tu themi qytetarëve se jemi duke bërë një punë rutinë me riorganizimin e PD-së në funksion të Kuvendit të 11 dhjetorit që afatizoi një Komision Rithemelimi deri në 22 mars, periudhë në të cilën duhet të jemi gati me struktura të reja, me procesin e hapjes së PD-së, në mënyrë që mos të jetë opozita e vendit një guackë e mbyllur ku hyn vetëm Lulzim Basha me jesmenët e tij por të jetë një parti që sjell shpresë përmes hapjes garave dhe lirisë që sjell vota e lirë.

Janë rikthyer tashmë edhe anëtarë të larguar prej vitesh dhe duan të vijnë të kontribuojnë, janë prurje nga elektorati ynë që na kanë votuar por duan të angazhohen në politikë direkte në mënyrë që Shqipëria të mos jetë këtu. 11 dhjetori prodhoi për shoqërinë shqiptare pluralizmin e dytë politik që mbahej peng nga Rama dhe Basha  dhe e mbante Shqipërinë në këtë gjendje stanjacioni në këtë gjendje që po i bënë shqiptarët të ikin nga vendi.

Është fat për Shqipërinë që nuk rrëshqiti situata dhe të shkonte në atë pikë që të mos kishte pikë kthimi sepse nëse nuk do ndërhyej nga demokratët dhe Doktor Berisha të jeni të sigurtë që Shqipëria do të shkonte ku e më keq. Riorganizimi i struktura është një lajm i mirë, e gjithë baza e PD-së njeh për autoritet Komisionin e Rithemelimit dhe nuk e njeh Bashën, ku nga ana tjetër shohin një teatër me kaseta të montuara dhe bëntë shoë në një vend të panjohur, pra me disa të rinj në një vend që nuk e dinte askush ku është zhvilluar takimi i deputetit Basha dhe më besoni se kam qënë nënkryetar i atij forumi dhe i njoh mirë të gjtihë të rinjtë aktivë nga e gjithë Shqipëria dhe nga ai takim unë kam njohur vetëm tre persona nga ai takim dhe asnjë prej tyre nuk ka qënë në kryesi të FRPD-së.

Këto janë teatro dhe do kemi mundësi të shpjegojmë se kush është roli dhe misioni i Bashës sot në këtë situatë që ndodhet PD-ja dhe Shqiëpria.