VIDEO/ Përfshihet nga flakët një shtëpi në Gjirokastër

Merr flakë një banesë në lagjen 'Dunavat' në Gjirokastër.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët të cilat kanë depërtuar në ambientet e katit të parë dhe të dytë të banesës së Edmond Xhikut.

Flakët mësohet se po avancojnë edhe në drejtim të banesave përreth ç'ka është krijuar një situatë komplekse dhe shumë e vështirë për zjarrfikësit.

Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit të rënë ndërkohë që veç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz.