Vinte nga Shqipëria/ Thasë plot me hashash, kapet sasi e madhe droge në Malin e Zi

Një sasi e madhe marjuane është kapur në Malin e Zi, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion që transportonte bimë medicinale.

Ende nuk dihet sasia e saktë e lëndës narkotike, por në pamjet e bëra publike nga mediat vendase shihen thasë të tërë të mbushura me drogë.