Ndërron jetë ish-kryeministri japonez, Toshiki Kaifu
Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ish-kryeministri i Japonisë, Toshiki Kaifu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë Kyodo, qeveria japoneze njoftoi se ish-kryeministri Kaifu ka humbur jetën.
I lindur në Nagonë Jugore në janar të vitit 1931, Kaifu studioi në Universitetet Chuo dhe Waseda dhe më pas shërbeu si zv/sekretar.
Kaifu, i cili hyri në parlament në vitin 1960 nga krahina Aiçi me Partinë Liberal Demokratike, shërbeu si deputet për 16 mandate.
Politikani japonez u bë kryeministër në vitin 1989 pas detyrës së tij si ministër i Financave dhe Arsimit.
Pas protestave të Tiananmenit në Pekin në vitin 1989, Kaifu mbahet mend për thyerjen e "izolimit diplomatik" ndaj këtij vendi me vizitën e tij në Kinë në vitin 1991.
Dihet se qeveria e ish-kryeministrit Kaifu dha 13 miliardë dollarë mbështetje për forcat e koalicionit në rajon gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991.
Forcat e Vetëmbrojtjes Detare të Japonisë kishin marrë pjesë në aktivitetet e çminimit të pasluftës në Gjirin Persik.
Transmetuesi publik NHK theksoi se ky mision është "misioni i parë jashtë shtetit i një force të Forcave të Vetëmbrojtjes pas themelimit".
Krye-sekretari i kabinetit, Matsuno Hirokazu, shprehu ngushëllimet e tij për ndjekësit e ish-kryeministrit Kaifus, duke thënë se ai ishte "i përkushtuar për të trajtuar shumë probleme në situata komplekse ndërkombëtare, përfshirë Luftën e Gjirit".