Ministria u shpërndau maska rozë anti-Covid, policët dalin në protestë: Na rrezikohet reputacioni

Policia italiane ka protestuar pasi Ministria e Brendshme u shpërndau maska rozë anti-Covid, duke thënë se ngjyra rrezikon të dëmtojë reputacionin policave burra.

 “Nuk e kuptojmë arsyen e blerjes së maskave në një ngjyrë që në pamje të parë do të dukej e papajtueshme me forcat tona”, shkruan sindikata e policisë në një letër drejtuar Ministrisë së Brendshme.

“Tregu është i pakuptueshëm”, shkruhet në letër, duke shtuar se pas dy vitesh pandemie, duhet të jetë e lehtë për të blerë maskat e duhura.

Në të ardhmen, maskat duhet të jenë vetëm të zeza, të bardha ose blu, shkruajnë policët në letër. Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria e Brendshme.