Vijon aktrimi PD-Polici e Ramës

Gazment Bardhi aktroi edhe sot duke bërë sikur akuzon Policinë e Shtetit, e këta të fundit reaguan të 'indinjuar'. 

Në 'Opinion', ish-Sekretari i Përgjitjshëm i PD tha se Policia kishte vonuar ndërhyrjen gjatë protestës së 8 janarit. 

Bardhi tha se Policia e Shtetit e bëri qëllimisht një gjë të tillë. 

Në fakt, e kundërta është e vërtetë.

Policia ka ndërhyrë vetëm 4 minuta pasi Partia Demokratike ka kërkuar ndihmë. 

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur protestuesit arritën të hapin dyert e blinduara. 

Sapo protestuesit e parë u ngjitën në katin e dytë, ndërhynë efektivët e FNSH të pajisur me dy makina ujëhedhëse, bomba gazi lotsjellës, tymuese e zhurmues, të cilat u hodhën drejt demokratëve. Ndërsa u arrestuan rreth 50 protestues dhe u mbajtën 72 orë pas hekurave.

Ndërsa kundërpërgjja e Policisë së Shtetit ndaj Bardhit është në vazhdim të skenarit të aktrimit. Një deklaratë e përgatitur disa orë më parë, për të qenë në sinkron mes Gaz Bardhit dhe Policisë së Ramës. 

"Policia e Shtetit referuar deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoktarike Gazment Bardhi gjatë emisionit në Opinion në TV KLAN, sqaron dhe informon opinionin publik dhe të gjithë ata që janë të interesuar se:

Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur  ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politke.

Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë  akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës.

Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022.

Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë", thuhet në deklaratën e parapërgatitur të Policisë së Shtetit.